Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në një intervistë televizive, u shpreh se nuk përbën risi kur e shpjegojnë skemën e inceneratorëve kushdo nga ne, problemi është se këtu kur e thotë zv.kryeministri ka peshë tjetër prandaj isha i dëshiruar që ai të fliste me emra.
Duke folur për përgjegjësitë e Ramës në këtë aferë, Soko tha se janë miratuar 17 opinione brenda një ditë dhe se këtë procedurë vetëm kryeministri kishte mundësinë për ta zhbërë. Sipas tij, Ahmetaj duhet të sqaronte që në fillim përgjegjësinë e Erjon Veliajt i cili ka marrë 90 mln euro pa pyetur Këshillin Bashkiak.
“Që pas largimit të ish-ministrit Cani përgjegjës për të gjitha shkeljet është Ahmetaj. Ai dje duhet të thoshte që aty është emri i Veliajt, por ai e la të nënkuptuar. Mund të ketë gjetur dhe sms të Ilir Metës, por thuaje dhe ja jep SPAK qartësinë pastaj. Tani ku qëndron përgjegjësia e kryeministri Rama, e para strategjia për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri ka qenë e qartë deri në 2014, vinte ripërdorimi, riciklimi, groposja dhe në fund fare incenerimi dhe Rama e përmbys këtë strategji duke nxjerr incenerimin të parë. Pse kush ishte nevoja dini gjë ju?
E dyta aktiviteti administrativ për miratimin e kontratës koncensionare për inceneratorin e tiranës ka pasur një fenomen shumë të rëndësishëm janë miratuar 17 opinione brenda ditës. Për sqarimin e qytetarëve një opinion kërkon mesatarisht 1-3 muaj për tu marrë, këto janë 17 copë dhe u bënë brenda 24 orëve, tani kush është autoriteti që ka në dorë ta zhbëjë këtë autoritet e ka kryeministri dhe këtë prisja të dëgjoja dje nga Ahmetaj dhe na trego dhe si ndodhi, si e firmosi ai vetë brenda ditës, ai vetë si e firmosi sepse dhe vetë Ahmetaj ka qenë i përfshirë anë bërjen e dokumentave. Kjo është përgjegjësia e Edi Ramës. 8 muaj para se të formohej kompania koncensionare, por ku ja dinte emrin Rama. Emrin 8 muaj para këto janë ato që bëjnë me faje Edi Ramën.”, tha Soko.
Më tej ai shti se Kryeministri ka shkeljet e veta po ashtu dhe Veliaj. Sipas tij Veliaj nuk shpëton dot nga kjo aferë dhe se duhet të hetohet e gjithë procedura e inceneratorëve.
“Shkresën për të dhënë subvencionin sepse vërtetë buxheti shtetit nuk ja mori përsipër Veliajt, por miratuan një VKM që do subvencionojmë, këtë na ka bërë Erion Veliaj përmes Edi Ramës për të mbuluar problemin e Veliajt i cili ka marrë angazhimin financiar për 90 mln lekë në emër të të gjithë bashkive pa miratimin e këshillit bashkiak të vetin.
Pra Ahmetaj duhet të sqaronte të gjithë skemën e parasë dhe sot që flasim bashkia i merr bonus nga qeveria për të paguar paratë e inceneratorëve. Qeveria po i jep bonus bashkisë. Për mua nuk shpëton dot Erion Veliaj, Arben Ahmetaj jo e jo. Erjon Veliaj është pronar faktik sepse ai që jep urdhra është pronar faktik dhe pse me letra mund të jetë dikush tjetër. Prandaj duhet të hetohet proceduar për inceneratorin.”, përfundoi eksperti i ekonomisë Soko.







