Në Tiranë është promovuar sot autobiografia e zv.Presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, e cila humbi zgjedhjet përballë Donald Trump. Libri me titull “Të vërtetat që mbartim” është autobiografi e ish-kandidates për presidente të SHBA-ve, Kamala Harris, e cila ka qenë edhe prokurore.
Parathënia e librit të Kamala Harris është përgatitur nga Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.
Në libër, bashkëshortja e kryeministrit shprehet se, parathënia është bazuar në dy momente; ‘liritë dhe të drejtat’ dhe ‘profili i prokurorit’.
“Në parathënie kam nënvizuar se; “kërcënimet për liritë e fituara nga brezat janë reale dhe më shumë të ngjarë do të bëhen dhe më të pranishme për ata që do t’i trashëgojnë fitoret e shoqërive demokratike”, tha Linda Rama, ndërsa theksoi se “ky libër i shkruar me sytë e mendjes te liria dhe të drejtat të jep mundësinë të reflektosh, si prind dhe qytetar”.
Ndër të tjera, zonja Rama tha se Harris janarin e ardhshëm nuk do të jetë në Zyrën Ovale dhe sipas saj kjo e bën me sensacional librin duke ngritur pyetjen “pse një model fitues deri në momentin kur Harris ishte senatore nuk u kthye në një model fitues si presidente”.