Ballina Kulturë Durrësi metropoli i shkrimtarve të trojeve shqiptare dhe diasporës

Durrësi metropoli i shkrimtarve të trojeve shqiptare dhe diasporës

223
0

Nga Nuri Bufi

Kur flitet për qytetin brgdetar të Durrësit, për çdo hap të zhvillimit, si në atë urban apo aktivitete të tjera me karakter social e kulturor, ato marin një vlerë të shtuar. Ekzistenca e kontureve arkeologjike të një qytetrimi mbi tre mijë vjeçar, është jo vetëm një vlerë e shtuar, por një trampolinë nga ku merr shkas ndërgjegja, në hapin e radhës. Mes kontureve arkeologjike në Durrës një rëndësi të veçantë merr ekzistenca e koloseut, i quajtur amfiteatri i lashtë kulturor, i cili ka shërbyer në demostrimin e aktiviteteve me referencat e kohës. Traditat e hershme kulturore të popullit tonë të mbartura e të trashëguara ndër breza, lulëzuan paralele me zhvillimin e shoqërisë. Me çlirimin e vëndit, sektorët social e kulturorë gjatë atij regjimi të ashtuquajtur popullor, muarën një nivel bashkëkohor të gërshëtuar edhe me eksperiencat e kulturave europiane e më gjerë. Goditjen fatale ky sektor do ta merrte deri në fazën prodromale ( gjendje shoku) me ndrrimin e sistemeve. Kjo plagë do të mbyllej pas shumë vitesh me rritjen e investimeve si domosdoshmëri e ruajtjes dhe çuarjes përpara tashmë në përputhje me koncepte e novacione të reja. Në Durrës, duke iu referuar zhvillimit e transformimit të artit si atij letraro artistik, flasin një mori risishë. Flet dëshmia e eventeve që ndjekin njeri tjetrin, si fajkonjt në qiellin e veriut të Shqipërisë. Këtë risi  në Durrës, më shumë se një vlerë e shtuar, e dëshmon kontributi që jep “Shtëpia e artistëve dhe shkrimtarëve” me kryetar Agim Bajramin, i cili si proektor i përkryer. Pak ditë më parë, nga hotel “Bonita”  ndezi dritat e krishtlindjeve, për Durrësin me çeljen e festivalit të poezisë durrsake.Ky takim letrar u bë mes artistëve dhe shkrimtarëve durrsakë kosovarë, të Maqedonisë e të diasporës. Ndezja e dritave të Krishtlindjeve nga hotel “Bonita” për qytetin e Durrësit janë më shumë së metaforë, pasi  ky festival madhështor i organizuar dhe realizuar nga kryetari i “Shtëpisë së artistëve dhe shkrimtarëve” të Durrësit zoti Agim Bajrami, solli prurjet poetike, gjithëpërfshirëse nga shkrimtarë vendas e atyre miq. Ishte një bum shpirtëror që jo vetëm tronditi Durrësin, por i dha atij një dritë të fuqishme që u shoqërua me përshëndetjen e dallgëve të detit të lartësuara e shkumbëzuara më shumë se kurrë.Ky festival poetik me programin e mirë protokolluar u hap me një melodi violinçeske me artisten Edmonda Rotani, u shoqërua më pas nga këngëtarja e talentuar Violeta Beshiri me këngën “Vinçero”. Tingujt melodioz të violinës i përngjanin dhe përkonin me tingujt të dalë nga notat e pianistes Zheni Rejter, melodi kjo e kërkuar nga e motra Vera Nikollajevna, si ngushëllim i dashurisë së humbur, kjo melodi ishte vepër  e “L. van Bethoven” sonata nr 2 op. Largo appassionato, tek poema “Byzylyku me gur të kuq” nga poeti rus “A.J. Kuprin”. Para se të nënvizoj ecurinë e këtij festivali, nuk mund të lemë pa theksuar ambientet e tej arreduara  që mundësonte hotel “Bonita” me president zotin Astrit Ismailaj. Të gjithë të pranishmit të mirë akomoduar, ku një pjesë e mirë e  tyre vinin nga rrugë të gjata, shumë shpejt morrën ndjesinë e shlodhjes në këto ambiente jo vetëm mahnitëse që shfaqte brendia e sallave të hotelit, por dukshëm tregonte dhe shkathtësia dhe buzëqeshja e personelit të mirë kollarisur. Te  hotel “Bonita” mikpritja është e një profesionalizmi tepër të ngrohtë në përputhje me traditat tona e ato europiane. Pas dëgjimit e shijimit të melodisë violinçeske dhe këngës  që e pasoi me ovacione e duartrokitje që i pasuan, e merr fjalën kryetari Agim Bajrami  ku nisi të bëjë prezantimin e pjesmarrsve në këtë festival e konkurs poetik.Nga Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, i  pranishëm ishte kryetari i saj prof. dr. Shyqëri Galica si dhe poetesha nga Prishtina Arbenesha Kelemndi Draga. Nga klubi i shkrimtarëve të Prizrenit i pranishëm ishte Berat Batiu. Nga klubi i shkrimtarëve të Pejës i pranishëm ishte Esat Loshaj. Nga klubi i shkrimtarëve Istog – Kosovë, ishte i pranishëm Nuredin Imeraj.  Nga klubi i shkrimtarëve Deçan, ishte e pranishme Ajne Ibër Hysaj. Nga Maqedonia e Veriut, ishte i pranishëm përfaqësuesi i klubit të shkrimtarëve “Oeneum” zoti Ejup Ajdini. Nga klubi i shkrimtarëve Tetovë ishte i pranishëm zoti Adem Avdullai si dhe Bajramali Selimi. Nga klubi i shkrimtarëve Kërçovë ishte i pranishëm zoti Adem Xheladini. Nga klubi i shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë ishte i pranishëm zoti Myrteza Mara. Nga klubi i shkrimtarëve Mat ishin të pranishëm kryetari Hamdi Hysuka dhe Lindita Doda. Nga klubi i shkrimtarëve Lezhëm ishin të pranishëm Viktor Gjikola, Bruna Përvathi Gjoni dhe Azem Baliaj. Nga klubi ishkrimtarëve Kukës, ishte i pranishëm sekretari i klubit të shkrimtarëve poeti Lulzim Hajdari, i cili prezantoi mjaft krijimtari poetike në prozë. Për të marrë pjesë në këtë eventiment kishim marrë rrugën që nga Novara e Italisë edhe presidentja e shoqatës “Zëri i emigranitit”  zonja Trandafile Molla (Baja), poetesha Eda Miri si dhe poeti Italian me banim në Durrës sinjor Xhusepe Palombo etj. Poetë nga Pogradeci, Saranda, Tirana K        avaja dhe Durrësi , nga ku morrën pjesë shefi i shtëpisë botuese 2M Durrës zoti Aristark Osmani si dhe kritiku asistent pranë  kësaj shtëpie botuese zoti Fatmir Minguli dhe  në veçanti u përmend shkrimtari Bashkim Hoxha si dhe artistja e merituar Aishe Stari, Naim Kërçuku. Nga ky prezantim nuk u la pa përmendur kontributi i dhënë nga hotel  “Bonita” si dhe nga biznesmen Arben Babameto dhe Agron Duka. Pas këtij prezantimi maratonë nga kryetari Agim Bajrami, i cili në bashkëpunim të drejtimit me moderatoren, njëkohësisht aktore pranë pallatit të Kulturës” Aleksander Moisiu” Durrës, zonjën Mimoza Marjanaku, bënë prezantimin e poeteshës  së re dhe krijimtarinë e saj me poezi,  ishte zonjusha  Ida Vogli nga Golemi. Tek kjo vajzë e brishtë natyra kishte përqasur bashkë me bukurinë e paraqitjes fizike edhe fisnikërinë për të qenë një pasionante e ngjyrave të zjarrta poetike, siç do ta komentonte edhe poetja Eva Kacanja. Kjo e fundit me zbërthimin e krijimtarisë poetike, të kësaj  poete do ta përkufizonte si medalja e poezisë durrsake për kohët moderne. Ky bashkëbisedim do të pasohej dhe nga poetët Vladimir Muça dhe Myzejen Konduri. Mbas një pushim të shkurtër që iu dha mundësinë komisionit drejtues, për shkrimtarët dhe poetët nisi faza e dytë, ajo e konkurimit me krijimtarinë e tyre të fundit. Me shpalosjen e mbi njëqind konkuruesve salla u elektrizua nga shpirtërat  e poetëve, ku fuqishëm  spikati tema e atdheut, lirika sociale, pasioni njerëzor, guximi artistik, trimëritë dhe patriotizmi kombëtar. Qenë të shumta poezitë që i këndonin të bukurës e të shëmtuarës, të mirës e të trishtueshmes. Përmasat e sallës nuk ishin më ato të fillimit, pasi aty dramaturgjia e poetëve dhe shkrimtarëve ngriti fonderi, kantjere dhe vepra arti deri në fluturimin tonë mes  fushave e maleve të thepisura, lumenjve të kulluar e të lundrueshëm, rreth bregdetit të Jonit dhe brigjeve të Adriatikut. Me këto attribute shkrimtarët dhe poetët treguan e rikonfirmuan se  jetën e tyre ja kushtonin të tjerëve dhe jo vetes. Shprehje kjo thelbësore që ka të përbashkët thelbin e historisë moderne  të njerëzimit. Edhe një herë shkrimtarët dhe poetët tanë privojnë se arti i tyre bën fjalë, jo vetëm për një pakicë njerëzish, por për një ndikim në tërë masën popullore.Në tematikat e tyre shprehen dhe pamjet sa të shëmtuara e të dhimbshme ndër abitate, me shpresën se dhimbja  mund dhe do të influencojë njeriun drejt një fundi të shumë pritur e të dobishëm, pra  në rritjen e solidaritetit njerëzor.Përfundimi me sukses i festivalit të poezisë durrsake u kurorëzua duke kaluar një drekë në restorantet e këtij hoteli me një atmosferë tepër të ngrohtë e miqësore që ofronte ky hotel me stafin e tij të mrekullueshëm. Dreka u shoqërua nga tingujt muzikorë, vallet gjithë krahinore si dhe në prani të këngëtarëve të njohur  durrsakë Ylli Çifti, Dash Xhamuça dhe Julieta Strefi që me zërin e tyre brilant e bënë më të bukur këtë atmosferë. Arena muzikore në këtë restorant u shoqërua dhe me dhënien e çmimeve nga juria. Çmimi i parë iu dha poeteshës  së mirënjohur durrsake Eva Kacanja. Me çmim të dytë u vlerësuan poetët  Arbenesha Kelmendi Draga dhe Hamdi Hysuku. Me çmimin e tretë juria nderoi Ejup Ajdinin, Ilir Paja dhe Viktor Gjikola. Çmimet “Metafora poetike durrsake” i merituan: Ida Vogli, Myzejen Konduri, Eva Tafa, poeti nga Peja, Esat Loshaj dhe shkrimtari Pol Milo, ky i fundit këto ditë vjen me  botimin e romanit të ri “Zbulesa e mrekullueshme e Vladimir Obradinit”. Në këtë roman thelbi jepet nëpërmjet dualizmit të personazheve të ndryshëm me karaktere të  ndryshme, të cilët në fund bien në emërues të përbashkët të bazuar tek filozofia e “Aristotelit”. Në këtë roman si dhe në krijimtari të tjera shkrimtari Pol Milo shpaloset me toponimet e topografisë së lashtë, me asimetrinë e tij ju përngjan shenjtorëve ebraikë që zbulojnë enigmat e ndryshimit të botës, nga majat e kullave qiellgërvishëse të Jeruzalemit. Juria më pas nderoi me çmimin e madh “Minush Jero” prozatorin dhe dramaturgun e njohur Bashkim Hoxha. Kryetari  i lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, Shyqëri Galica u nderua me çmimin special, akorduar nga “Shtëpia e artistëve dhe shkrimtarëve “ Durrës. Gjithashtu me çmimet “Mirnjohje durrsake” u nderua poetesha dhe presidentja e shoqatës “Zëri i mërgimtarit” Trandafile Molla (Baja), biznesmeni dhe dashamirës i letërsisë dhe artit, organizotorit të tre konkurseve kombëtare të poezisë zoti Azem Tahiraj. I njejti çmim mirnjohjeje ju akordua dhe pronarit të hotel “Bonita” zotit Astrit Ismailaj i cili së bashku me stafin e tij u angazhua për mbarëvajtjen dhe sponsorizimin e këtij evenimenti  madhor të lëtërsisë durrsake. Një falenderimi i madh shkon dhe për kontributet dhe donacionet e pakursyera të dy bizesmenëve  të tjerë si Agron Duka dhe Arben Babameto. Natyrshëm kultura, arti konsumohen dhe gëlltiten çdo ditë, më shumë se ushqimi, në substancë mbetet ta mirë kultivojmë atë. Mbasi kultura, krijimtaria letraro artistike, bashkë me trashëgimin lë gjurmë të ekzistencës së popujve ndër vite e shekuj, si dhe do ju shërbejë brezave që vinë, si i vetmi ushqim bazë në mirëformimin e tyre moral.