Ballina Opinion FEJTON/ Eh ç’më kujtove Nezirin e Burrelit or mec!

FEJTON/ Eh ç’më kujtove Nezirin e Burrelit or mec!

109
0

Nga Abdurrahim Ashiku 

Shkruar dje…
për të qeshur…
me lot…
ngujuar…
pranë sobës,
Netëve të Shëndreut…
E pashë…
Dje…
Sot…
Do ta shoh,
Nesër,
Pasnesër,
Çdo mbrëmje…
Këtij dimri të ftohtë…
Vrava mendjen të gjej shëmbëlltyrën e tij në kujtesën time…
E vrava fort…
Solla në mend:
Ferr Dokën,
Lam Zagradin,
Sahitin e Kadiut…
Nuk më ngjiste me asnjërin…
E vrava gjatë…
E gjeta…
Veshur me një xhaketë ushtarake ngjyrë blu,
stolisur me simbole të kohës me shumë “S” (Sulmues),
me kokarda teneqeje,
me kapelë policie mbi kokë…
E gjeta,
me hinkë të ndryshkur teneqeje,
në hapësirën e gjerë të së cilës përhapeshin,
“lajmet e ditës”…
Ishte “Princi i Burrelit”…
Matjanët e njihnin mirë në zë e figurë…
E njihnin dhe qeshnin…
E njihnin udhëtarët e linjës Peshkopi-Tiranë…
Sapo autobusi ndalonte në sheshin para postës,
shfaqej Neziri me pamjen e tij groteske,
me hinkën e teneqesë,
me emisionin e tij të lajmeve,
kopje e atyre që kishte dëgjuar,
një natë më parë nga Radio Tirana…
E tregonin zemërmirë Nezirin.
Nuk ngacmonte njeri,
nuk i binte kujt në qafë.
Hobi i tij ishin “lajmet e ditës”…
Në mbrëmjen e të enjtes,
3-4 janar 2024
m’u fiksua
në ballkonin e një pallati,
në mes të Tiranës.
Po jepte lajmet e ditës…
Shkruar në çarçaf…
Qesha mbrëmë…
Qesha me lot…
Po qesh edhe tani,
tek shkruaj,
e në kujtesë më vjen
NEZIRI I BURRELIT…

Respekt për të…

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu