Njëri lëvizte me pistoletë në makinë ndërsa tjetri e mbante në shtëpi. Policia e Vlorës ka goditur dy rsate të armëmbajtjes pa leje ndërsa ka arrestuar poseduesit e tyre Armandi Beqiraj dhe Sino Llanaj.
Prej ditësh Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA” kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh për të ndaluar personat në kërkim po dhe sekuestruar armë apo sende të tjera pa vlerë.
Të arrestuar janë
Armandi Beqiraj, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
Sino Llanaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Këtij të fundit pistoleta iu gjet në kroskot e mbuluar me qese plasmasi.