Ballina Ekonomia Segmenti Tiranë-Durrës, brenda 2027 kthehet në autostradë të mirëfilltë

Segmenti Tiranë-Durrës, brenda 2027 kthehet në autostradë të mirëfilltë

98
0

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi gjatë një interviste në medie bëri të ditur se procedurat e tenderimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës do të nisin në muajin mars.

Sipas tij, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, është i nevojshëm për shkak të fluksit të lartë të mjeteve.

Ai theksoi se, kjo do të bëjë që të rritet dhe qarkullimi

“Ndërtimi i Portit të Porto Romanos dhe Marinës së Durrësit do të shtojnë fluksin. Procedurat e tenderimit do të fillojnë në muajin mars. Ndërsa, qëllimi ynë është që brenda vitit 2027 të kemi shkuar në Durrës, ta kthejmë në një autostradë të mirëfilltë. Do të jetë funksionale gjatë sezonit, vetëm gjatë periudhës së punimit do të bëjmë njoftime”, tha Berberi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu