Ballina Sport Armando Broja e nis titullar, Chelsea mund 1-0 Fulhamin në derbi

Armando Broja e nis titullar, Chelsea mund 1-0 Fulhamin në derbi

97
0

Në “Stamford Bridge”, Chelsea me Armando Brojën nga minuta e parë siguroi suksesin e tretë radhazi në kampionat. Blutë fituan 1-0 kundër Fulham. Pjesa e parë nisi me lojën në mesin e fushës dhe me skuadrat që nuk po dilnin te rastet konkrete. Duhej minuta e 45+4 që Sterling të fitonte një penallti në zonë, me Palmer që nuk gaboi nga 11 metra dhe me këtë gol i dha vendasve të Pochettinos fitoren e tretë radhazi në kampionat. Armando Broja ishte protagonist në dy raste, por pa mundur ta dërgonte sferën në rrjetë. Në të 66 minutë, sulmuesi i Kombëtares i bëri vend Maduekesë. Me 31 pikë pas kësaj jave, Chelsea pozicionohet në vendin e tetë, teksa Fulham me 24 pikë në vendin e 13-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu