Ballina Sport Dorival: Brazili duhet të mësojë të luajë pa Neymarin

Dorival: Brazili duhet të mësojë të luajë pa Neymarin

93
0

Dorival Junior është prezantuar si trajneri i ri i Brazilit.

Trajneri ka firmosur me kombëtaren e Brazilit deri më 31 dhjetor 2026 dhe për këtë arsye do të udhëheqë këtë skuadër në kualifikueset për Kupën e Botës që do të luhet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë si dhe në Copa America në verë.

Mes temave të nxehta, përveç objektivave për t’u arritur dhe entuziazmit për t’u rizbuluar, ish-trajneri i Sao Paulos i është përgjigjur edhe disa pyetjeve për Neymar, me të cilin ka pasur një grindje gjatë kohës së tij te Santos.

Në shtator 2010, kur ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain ishte ende një talent i ri vetëm 18 vjeç, ndodhi një episod i pakëndshëm, me Neymar që ofendoi Dorival-in sepse nuk e kishte lejuar të ekzekutonte një penallti që ai vetë kishte fituar.

Megjithatë, për trajnerin kjo është një gjë që i përket të kaluarës: “Brazili duhet të mësojë të luajë pa Neymar, duke e ditur se ai është i dëmtuar për momentin.

Megjithatë ne duhet të dimë se kemi një nga tre lojtarët më të mirë në botë për momentin.

Neymar është një lojtar shumë i rëndësishëm, kur është plotësisht i rekuperuar, në formë dhe i përqendruar.

Unë nuk kam probleme me të, ai episod u zmadhua më shumë seç duhej, pa asnjë dobi. Çdo herë që jemi takuar më pas kemi pasur relata të mira”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu