Ballina Ekonomia Fasonisti i revoltuar me qeverinë: Mund të shkurtohen 20 mijë vende pune

Fasonisti i revoltuar me qeverinë: Mund të shkurtohen 20 mijë vende pune

37
0

Edvin Prençi, kreu i shoqatës Pro Export Albania, në një intervistë televizive tregoi se 1200 vende pune janë shkurtuar deri më tani në sektorin fason.

Mëtej ai theksoi se nëse nuk do të ketë një reagim nga qeveria deri në fund të qershorit do të ketë rreth 20 mijë vende pune të shkurtuara.

“Mund ta quajmë të ezahuruar, ndoshta dhe jo. Nuk kemi reagim. Ka nevojë për një ndërhyrje që duhet të ishte bërë dje dhe jo sot. Duke pasur parasysh që makina burokratike institucionale është shumë e ngadaltë por ekonomia nga ana tjetër është shumë dinamike dhe shumë e shpejtë, nuk po arrijnë të shkojnë në paralel të dyja gjërat. Reagimi është ndërmarrë në takime informale ndërsa ne kërkojmë gjë tjetër.

Këto takime nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Janë mbi 1200 vende pune që janë shkurtuar dhe nëse nuk do të ketë reagime nga qeveria, deri në fund të qershorit do të kemi mbi 20 mijë vende pune të humbura vetëm nga sektori jonë”- u shpreh Prençi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu