Ballina Europë Komplot për të ndaluar tregtimin në bursën e Londrës, arrestohen 6 persona...

Komplot për të ndaluar tregtimin në bursën e Londrës, arrestohen 6 persona në Angli

54
0

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin për një komplot për të ndaluar veprimet financiare në bursën e Londrës.

Policia britanike tha se informacionet sugjeronin se aktivistët nga një grup simpatizant i kauzës palestineze synonin të ndalonin operacionet tregtare ditën e hënë, e cila shënon edhe hapjen e tregut për javën.

Autoritetet zbuluan se ka dyshime që personat e përfshirë po planifikonin të shkaktonin dëme në një përpjekje për të ndaluar hapjen e ndërtesës.

Sakaq, arrestime u kryen në Londër, Liverpool dhe Brighton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu