Ballina Sport Përmbysje e madhe në Sardegna, Cagliari fiton 2-1 ndaj Bolognas dhe del...

Përmbysje e madhe në Sardegna, Cagliari fiton 2-1 ndaj Bolognas dhe del nga zona e ftohtë

44
0

Në Sardegna, Cagliari fitoi 2-1 me përmbysje kundër surprizës së këtij sezoni, Bolognës, duke dalë nga zona e ftohtë e renditjes në Serie A. Ishin miqtë e Mottës që shënuan të parët me Orsolinin në të 24 minutë, teksa Petagna barazoi në pjesën e parë. Më pas goli i fitores për të besuarit e Claudio Ranierit u shënua nga Calafiori me një autogol pas një rrëmuje në zonë, me sardët që shkojnë në kuotën e 18 pikëve për vendin e 16-të. Bologna me 32 pikë mban pozitën e gjashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu