Ballina Sport Ancelotti: Vinicius dhe Bellingam nuk duhet ta bëjnë më këtë

Ancelotti: Vinicius dhe Bellingam nuk duhet ta bëjnë më këtë

57
0

Real Madrid ka mundur me shifrat 4:1 Barcelonën duke i dhënë trofeun e radhës madrilenëve dhe Carlo Ancelotti.

Por r ky i fundit me sa duket nuk ishte i kënaqur plotësisht, pavarësisht suksesit të rëndësishëm që realizoi skuadra e tij.

“Nuk i pritnim golat kaq shpejt.

Përfituam mirë nga linja e lartë e mbrojtjes me Vinicius të frymëzuar në kundërsulm. Ishte një ndeshje e vështirë.

Rezultati është i thellë po të marrësh parasysh si luajti Barcelona. Me 3-1 loja ishte e barabartë. Me 4-1 ata u dorëzuan paksa.

Shfrytëzuam pak kundërsulmin kur ishim në 2-0 por jemi të lumtur,

A i kërkova arbitrit që të mos jepte shtesë në fund? Jo, nuk i thashë asgjë. E vetmja gjë që i thashë ishte se ndeshja po bëhej nervoze.

Vinicius luajti mirë. Iu deshën 2-3 ndeshje për t’u kthyer në nivelin e tij më të mirë. Çfarë i thashë? Asgjë, Mua nuk më pëlqejnë pasimet me thembër. Këtë i thashë, E kanë bërë ai dhe Bellingam. Nuk duhet ta bëjmë, nuk kemi nevojë për të.

Ky trofe do të thotë që jemi mirë, edhe pas ndalesës së kampionatit. Por tani duhet ta vendosim në vitrinë dhe të shohim përpara”, tha trajneri italian pas sfidës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu