Ballina Europë Gjermani:Dhjetëra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

Gjermani:Dhjetëra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

73
0

Dhjetëra mijëra vetë protestuan të dielën (14.01) në mjaft qytete gjermane për ruajtjen e demokracisë dhe kundër ekstremizmit të djathtë. Kjo, pas bërjes publike të një takimi të politikanëve të nivelit të lartë tëAfD-së me ekstremistë të djathtë, ku u fol për një plan dëbimi të miliona të huajve, edhe ata me pasaportë gjermane. Në mitingun në Portën e Brandenburgut u grumbulluan 25.000 vetë, sipas të dhënave të organizatorëve dhe policisë. Pjesëmarrësit mbanin banderola ku shkruhej, “Ka ardhur koha të mbrojmë demokracinë”. “Ndal zjarrvënësit. Ndal AfD-së.”

Edhe në Potsdam morën pjesë mijëra vetë në mitingun e organizuar atje. Mes protestuesve ndodhej edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

“Unë jam këtu si një nga mijëra qytetare e qytetetarë të Potsdamit që ngrihen për demokracinë dhe kundër fashizmit të vjetër dhe atij të ri”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu