Ballina Sociale Eurostat: Shqiptarët janë më pak të kënaqurit nga jeta në Europë

Eurostat: Shqiptarët janë më pak të kënaqurit nga jeta në Europë

89
0

Shqiptarët janë jo fort të kënaqur me jetën e tyre. Është ky raporti i Eurostat, i cili tregon se vendi ynë renditet i dyti me nivelin më të ulët të kënanqësisë në Europë.

Kur pyeten se sa të kënaqur janë nga jeta, shqiptarët e vlerësojnë këtë tregues në 5.7 pikë, kur njësia matëse është 0 për shumë të pakënaqur dhe 10 për shumë të kënaqur.

Treguesi i matur nga Eurostat i përket vitit 2021.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian , kënaqësia e shqiptarëve është më e ulët. Për 2021, shkalla e kënaqësisë nga jeta në BE ishte 7.2 pikë

Sipas Eurostat, kënaqësia me jetën mund të ndikohet nga shumë faktorë si mosha, niveli i arsimimit, gjendja familjare dhe financiare, si dhe shumëllojshmëria e përvojave, zgjedhjeve, prioriteteve dhe vlerave të një individi.

Në Shqipëri, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat, niveli i kënaqësisë për jetën është i njëjtë, por ai ndryshon me moshën.

65% e të moshuarve vlerësojnë me 5,4 pikë kënaqësinë nga jeta, ndërsa të rinjtë 16-19 vjeç, janë më të lumtur dhe japin 6.3 pikë.

Është vënë re se personat me arsim të ulët janë më të pakënaqur me jetën, me treguesin që vlerësohet në 5.4 pikë dhe më i lartë është për personat me arsim të lartë, në 6.5 pikë.

Ky tregues subjektiv i mirëqenies së qytetarëve europianë është mbledhur si pjesë e statistikave të BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu