Ballina Sport Ancelotti: Brahim Diaz është rritur falë Milanit

Ancelotti: Brahim Diaz është rritur falë Milanit

123
0

Trajneri italian ka vlerësuar punën e kuqezinjve në vitet e mëparshme.

“Ai u rikthye pas viteve të tij te Milani me më shumë njohuri në nivelin taktik dhe me më shumë këmbë, është më i fuqishëm.

Në hapësira të ngushta e tregon shumë veten, është i rëndësishëm në mbrojtje, punon shumë në çdo pozicion.

Bën mirë kudo që ta vendosësh, po na ndihmon shumë, është shumë i plotë”. Carlo Ancelotti  ka folur për Brahim Diaz, duke vlerësuar punën e kuqezinjve në vitet e mëparshme.

Trajneri italian foli në një konferencë për shtyp në prag të derbit të Kupës së Mbretit, duke shpjeguar gjendjen e skuadrës pas fitores në Superkupë:

“Skuadra është mirë, do të jetë një tjetër ndeshje shumë e komplikuar, Atletico është një rival që u provua në Superkupë, ndeshja ishte e barabartë, presim një ndeshje edhe më të komplikuar, ata luajnë në shtëpi dhe po bëjnë shumë mirë, çdo ndeshje është e ndryshme, nuk është ndeshje kampionati, duhet ta bëjmë këtë llogari. Mund të ketë kohë shtesë, penallti… nuk ka rëndësi se çfarë kemi bërë deri tani”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu