Ballina Sport “Hajdutët ikin dhe policët ndjekin” – Allegri me fjalë të rënda për...

“Hajdutët ikin dhe policët ndjekin” – Allegri me fjalë të rënda për Interin

43
0

Juventusi ka fituar ndaj Sassuolos, pasi kanë triumfuar 3-0 në Allianz Stadium duke u afruar në dy pikë ndaj Interit.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Zonjës së Vjetër, derisa Max Allegri ka thënë se ndaj Sassuolos është gjithmonë e vështirë dhe rëndësi kishin tre pikët.

“Të luash kundër Sassuolos është gjithmonë e vështirë, sepse ta prish lojën. Ishte e rëndësishme të bënim presion, djemtë e menaxhuan mire ndeshjen”, ka thënë ai.

“Duhet të fitosh ndeshjet, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë sepse Sassuolo gjeti zgjidhje që na vunë në vështirësi, duke e detyruar Szczesnyn të bënte dy pritje të mira. Kemi 49 pikë dhe po mendojmë për Leçen, të punojmë dhe të qëndrojmë të heshtur”, tha Allegri.

Krejt në fund ai u pyet edhe për ndeshjen me Interin, derisa nuk kurseu thumbimet për skuadrën zikaltër.

“Duhet të qëndrojmë të qetë. Është një ndeshje e vështirë jashtë fushe ndaj Lecce, por ndërkohë ne e kemi lënë vendin e pestë me 16 pikë prapa. Nuk po mendojmë për Derbin e Italisë, por për Leccen. Është si ajo loja me policët dhe hajdutët, ku hajdutët ikin dhe rojet i ndjekin”, deklaroi Allegri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu