Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në ‘Shtëpinë e Biznesit’, përfaqësues të shoqatës së biznesit fason, për të diskutuar për nevojën e transformimit të mëtejshëm të sektorit. Kreu i qeverisë tha se do të ketë masa mbështetëse për kapërcimin e sfidave, ndërsa shton më tej se do të ketë një rimbursim të shpejtë të TVSH-së përmes një kanali të dedikuar për këtë industri.
Rama përsëriti sërish se duhet kuptuar fakti nga të gjithë aktorët e sektorit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht.
Ndërhyrjet e dakordësuara do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara.
Konkretisht qeveria ofron: