Manchester United ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Wolves, duke triumfuar vetëm në limitet e sfidës së mbyllur 3-4 pas 100 minutave lojë. Për javën e 22-të të Premier League, djemtë e ten Hag treguan në fushë se janë “të brishtë” dhe mund të pësojnë paçka avantazhit.
United shënoi dy gola në pjesën e parë me Rashford dhe Hojlund, teksa 20 minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike. Sarabia në të 71 minutë shkurtoi rezultatin, ndërsa McTominay shënoi golin e tretë për United. Për dhjetë minutat në vijim Wolves “kafshuan” dy herë me Kilman dhe Neto, për rezultatin 3-3.
Në minutën e 90+7 ishte Mainoo, talenti 18-vjeçar i Man. United që pas disa driblimeve të bukura shënoi golin e tri pikëve për United, duke dërguar rezultatin në 3-4.
Pas javës së 22-të, United me 35 pikë mban vendin e shtatë, teksa Wolves me 29 pikë ndodhet në pozitën e 11-të. Në duelin tjetër, West Ham barazoi 1-1 me Bournemouth.







