Ballina Aktualitet Jep dorëheqjen ish-Zv.drejtoresha e përgjithshme e RTSH-së, ‘shpërthen’ me akuza ndaj Këshillit...

Jep dorëheqjen ish-Zv.drejtoresha e përgjithshme e RTSH-së, ‘shpërthen’ me akuza ndaj Këshillit Drejtues

255
0

Zv.drejtoresha e përgjithshme e RTSH-së Blerta Tafani ka dhënë dorëheqjen nga funksioni.

Ajo bën me dije se procesi i kandidimit si zv.drejtoreshë e RTSH-së është vlerësuar si pabazuar në ligj nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar.

Në mesazhin e dorëheqjes së Tafanit thuhet:

“Për arsye të një procesi që refuzohet nga Këshilli si jo i bazuar në ligj, duke qenë se une kam qenë e gatshme ta pranoj këtë kandidim duke u bazuar tek eksperienca, cv dhe idetë e mia dhe ta ushtroja kete detyrë vetëm nëse këto kritere plotësohen sipas ligjit dhe vlerësohen nga Këshilli Drejtues qoftë kjo edhe në një garë me kandidatë të tjerë, atëherë unë njoftoj tërheqjen time të parevokueshme nga ky kandidim. 
Falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm për propozimin.  Unë do vazhdoj të jap kontributin tim në Radio Televizionin Shqiptar, në atë që di të bëj dhe bëj prej tashmë 25 vitesh, dhe që nuk bie ndesh me asnjë parim timin personal dhe mbi të gjitha të institucionit.
Ju faleminderit!”, deklaron Tafani.