Ballina Aktualitet KLP i hap rrugën 25 kandidatëve për prokurorë, anëtarët shqetësim për cilësinë...

KLP i hap rrugën 25 kandidatëve për prokurorë, anëtarët shqetësim për cilësinë e tyre

403
0

Pas KLGj dhe KLP i ka hapur rrugën pranimit të 25 studentëve në shkollën e magjistraturës me profil prokuror. Në diskutim u ngrit shqetësimi për cilësinë e kandidatëve. Vendimi vjen në kohë kur vetë shkolla e magjistraturës ka hequr kushtin që studentët të kenë notën mbi 8 në lëndët kryesore.

KLP i ka hapur rrugë pranimeve në shkollën e magjistraturës në profilin e prokurorëve. Kandidatët tashmë do të duhet të paraqesin dokumentet.

“Kush është dakord për numrin 25 të kuotave? Miratohet”.

Për anëtarët e KLP-së shqetësim mbetet cilësia e të rinjve që do të futen në sistem.

“Cilësia si ka me qenë e mirë, kur numri që konkurroheshin dhe pranoheshin ishin ¼ ndërsa dikur ka qenë 1/10 ose 1/12.”

Gara është hapur edhe për 20 kandidatë të profilit gjyqtar dhe 15 të  profilit ndihmës ligjorë të shpallura nga KLGj.

Sipas vendimit të datës 31 janar të shkollës së magjistraturës për kandidatët do të hiqet kushti që mesatarja në lëndët kryesore të jetë mbi 8.

Rregullat ndryshojnë edhe për provimet e maturës. Në ditën e parë testi do të jetë për 5 lëndët dhe do të ketë 250 pikë dhe në të dytin për rastet praktike me 150 pikë me një total prej 400 pikësh.