Ballina Aktualitet “Martesën e ruan modeli, jo burgu”, pastori Akil Pano reagon ndaj Kodit...

“Martesën e ruan modeli, jo burgu”, pastori Akil Pano reagon ndaj Kodit të ri të Familjes: Deri dje ne si moralistë jemi…

89
0

Pastori Akil Pano, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se martesën, familjen e ruan modeli, jo burgu. Sipas tij, përpara se një projektligj të shkojë në Kuvend për miratim, duhet të shoqërohet edhe me shpjegime se përse është e  nevojshme të bëhet kjo.

“Përveç titujve në media, a është vënë një material shtesë për këtë ligj të ri? Më vjen mirë që ka një qasje mes moralit dhe ligjit. Deri dje ne si moralistë jemi anatemuar për këtë. Por ka disa paradoske. Nëse do ishte një e djathtë do shihej si dragonian ky ndryshim, madje do etiketohej si i ekstremit të djathtë. Ne duhet të rikthejmë vlerën e familjes. Martesa nuk mbahet me frikë, por me përkushtim, dashuri dhe jo me gurë. Historia e doktorit me një grua e tre bashkëjetesa mund të ketë qenë shkak për të ndërhyrje ligjore. Ligji e pozicionon Shqipërinë në një trend me BE-në dhe tregon se nuk jemi vend kalifati. Në këtë katrahurë me korrupsion, egërsi politike, më duket se kjo temë që hapet për ndryshime ligjore është një shashkë për të zhvendosur vëmendjen. Ligjet kanë në brendësi një kod moral. Unë nuk them se ligji duhet miratuar. Pyetja e vetme është: pse tani? Familjen nuk e ruajnë forma të tilla, por dashuria, përkushtimi. Divorcet tani janë në rritje, kapin shifrën e 30% të çifteve që martohen. A ruhet martesa prej frikës nga ligji? Mendoj se jo. Ajo ruhet nga morali”, tha Pano.