Ballina Aktualitet Aksidenti i frikshëm ku makina përfundoi në lokal, bie në pranga drejtuesi...

Aksidenti i frikshëm ku makina përfundoi në lokal, bie në pranga drejtuesi i mjetit në Elbasan

41
0

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas aksidentit që ndodhi dje në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Gjithashtu, nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar.