Ballina Europë Lufta në Ukrainë/ Rusia shkatërron 38 dronë ukrainas mbi Krime

Lufta në Ukrainë/ Rusia shkatërron 38 dronë ukrainas mbi Krime

247
0

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 38 mjete ajrore pa pilot me telekomandë të lëshuara nga Ukraina në hapësirën ajrore të gadishullit të Krimesë. Kështu tha Ministria ruse e Mbrojtjes në orët e hershme të mëngjesit, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Më herët raportohej për shpërthime të njëpasnjëshme të fortë në zonën ku ndodhet porti i Feandosia dhe u njoftua se janë vendosur kufizime të përkohshme në lëvizjen e automjeteve, ndërsa është mbyllur edhe pjesa rrugore e urës që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, i cili nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.