Ballina Politika Ngritja e Komisioneve Hetimore, analisti Erl Murati komenton marrëveshjen PS-PD e Rithemelimit:...

Ngritja e Komisioneve Hetimore, analisti Erl Murati komenton marrëveshjen PS-PD e Rithemelimit: Arritje e vogël, duhet pritur produkti final

39
0

Analisti Erl Murati komentoi zhvillimet e fundit parlamentar në vend në një intervistë televizive. Murati u shpreh se arritja e marrëveshjes për dy komisionet hetimore është një fitore e vogël e demokracisë.

‘Fitore e vogël e demokracisë. Sa i përket produktit ngritja e komisioneve mbetet për t’u parë efektin që do prodhojnë. Jam skeptik për produktin. Nuk pres që komisioni hetimor të jap diçka të re apo një fakt të ri prokurorisë. Qëllimi që ngrihen është zbulimi i fakteve të reja dhe më pas dosja i dërgohet prokurorisë. Por prokuroria ka ngritur dosjen. TIMS ka qenë dhe shqetësim i ambasadës. Nuk kemi një komunikim publik nga prokuroria se çfarë faze jemi në TIMS. Por grupet kriminale kanë ndërhyrë në TIMS. Duhet pritur produkti final.’, tha Murati.