Ballina Opinion Dita e nesërme nuk pritet me ferexhe të zeza

Dita e nesërme nuk pritet me ferexhe të zeza

21
0

Nga Kalosh Çeliku 

Fatkeqësi “fetare” – kombëtare, edhe shqiptare e një Shteti Shqiptar me tri – katër Fe të huaja, dhe pa një Fe Shqiptare?! Ende, i veshur këmbekokë me tesha të zeza “muslimane” – politike turko – arabe?! Ende, pa Shtet Etnik Shqiptar me këmbët dhe trutë në legen me kisha katolike, ortodokse, dhe xhami myslimane nëpër minare fushave dhe maleve në Trojet Etnike Shqiptare. Majëmaleve me  kryqa, dhe flamuj ende turko – arab me gjysmëhëna në minare të xhamive shqiptare?! Dhe, jo shqiptare me Diell?! Shqiponjën, Dykrenare në minare të xhamive shqiptare. Veshje kombëtare me tirqi e xhamadan të Nanës Madhe, dhe Babait me dy kobure në brez, ende nëpër male. Edhe, pse: Moti, e ka thënë Vaso Pashë Shkodrani gjatë Perandorisë osmane: Feja e Shqiptarit, është Shqiptaria.

Katastrofë kombëtare – politike e Partive Politike Shqiptare në pushtet, dhe opozitë në Ditën e Sotshme, kur zjarr na digjet si popull shqiptar mbi krye?! Si, në Shqipëri, Republikën e “pavarur” të Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut. Mos, them: edhe, në Mal të Zi. Aqmëpak, nëpër Botë. Partitë Politike, luftë bëjnë për pushtet, poste partiake, pasuri personale, familjare, dhe partiake. Pushtetin, përpiqen ta marrin me shtruarjen e sofrave të “iftareve”, dhe jo manifestimeve arsimore dhe kulturore artistike me vota të lira demokratike të popullit shqiptar.

Fundekrye burra, pa gra gjatë këtyre fushatave parazgjedhore parlamentare dhe presidenciale me “iftare”, së paku: ta kishin me vete edhe një Grua shqiptare me veshje kombëtare shqiptare. Ose, ferexhe të zezë “muslimane”. Partive politike shqiptare në pushtet dhe opozitë, duke e shitur veten si “vajtoca” shqiptare për Liri. “Viktima” politike, vajtuese për pushtet, dhe poste partiake, pasuri personale, familjare dhe partiake. Vota të “vjedhura” gjatë zgjedhjeve parlamentare presidentciale dhe lokale.

Ndihmë, Sot: i thirrin edhe të vdekurit, e të gjallët për pushtet, gjatë fushatave parazgjedhore presidentale, parlamentare dhe lokale të arratisur dhe dalldisur, që t’i shpëtojnë nga të gjallët e Partive Politike Shqiptare. Edhe, për Ditën e Nesërme. Gruaja besnike “muslimane” ta gjej një burrë në shtratë, edhe katër vite në pushtet. Dhe, presi Agimin.

Jo, Sotpërsot: me ferexhe të zeza, duke i mbulur edhe sytë me ferexhe të zeza, dhe shamizeza këmbekrye “muslimane”! Përedrisa, ende: është, gjallë Shqipëria copë – copë, dhe populli shqiptar i arratisur dhe dalldisur nëpër Botë.

Porosi artistike, Partive Politike “muslimane” për në pushtet: Merreni, së paku edhe një grua “muslimane” me vete këmbekrye të mbuluar me Ferexhe të zezë nëpër “iftare” para kamerave televizive! Nuk ka problem, edhe me pesë “vakte”, duke i falur para këmbëve të hoxhës “Allahut”, në xhami. Ose, edhe me Dy gishtat e Ҫerçillit përpjetë për Fitore. Ferexhe të zeza, të cilat Sot, i kanë veshur edhe politikanët.

Dhe, nuk pritet me këto “burra” mejdani me ferexhe të zeza, Dita e Nesërme në Shqipëri…