Ballina Sport ‘Nike’ ndryshon kryqin në fanellën e Anglisë, kryeministri Sunak: S’duhet prekur

‘Nike’ ndryshon kryqin në fanellën e Anglisë, kryeministri Sunak: S’duhet prekur

15
0

Federata Angleze e Futbollit ka nisur një bashkëpunim të ri me gjigantin e veshjeve ‘Nike’. Menjëherë ka pasur pakënaqësi për fanellën e re të kombëtares angleze të futbollit, kjo pasi kryqi i zgjedhur nga ideatorët ka ndryshuar ngjyrë.

Nga ajo tradicionale me ngjyrat e bardha dhe të kuqe, në të shihen vija vjollcë dhe blu. Për këtë ka pasur një reagim kundër në masë, teksa në debat u përfshi edhe kryeministri Rishi Sunak.

“Natyrisht që unë preferoj origjinalin dhe mendimi im i përgjithshëm është që kur bëhet fjalë për flamujt tanë kombëtarë, nuk duhet të ngatërrohemi me ta. Sepse ata janë një burim krenarie, identiteti, kush jemi ne dhe janë të përsosur ashtu siç janë”, tha Sunak.

Kryqi i Shën Gjergjit, me një sfond të bardhë me një kryq të kuq, është flamuri kombëtar i Anglisë. Dy ngjyrat e përdorura u vendosën për të dalluar midis trupave angleze dhe franceze shekuj më parë gjatë luftrave.