Ballina Politika Basha: Rama, arkitekti i ‘masakrave’ korruptive, nga PPP, te pronat e shqiptarëve....

Basha: Rama, arkitekti i ‘masakrave’ korruptive, nga PPP, te pronat e shqiptarëve. Të hetohet!

16
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar si arkitektin e masakrave korruptive në vend.

Përmes një mesazhi Basha, thekson se te gjitha ligjet të ccojnë te Rama. Mes të tjerash lideri demokrat shton se PD inkurajon në punën e tij SPAK-un.

MESAZHI I BASHËS
Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan zbrazur të gjithë pemëtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptar që e beson këtë?! Sigurisht që jo.
Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, pronat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.
Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.
Inkurajojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.