Ballina Sport Trajneri i Brazilit: Robinho dhe Alves? Më shumë me vjen keq për...

Trajneri i Brazilit: Robinho dhe Alves? Më shumë me vjen keq për viktimat…

21
0

Pas kritikave për heshtjen për dënimet e Robinhos dhe Dani Alvesit për dhunë seksuale, kombëtarja e Brazilit dhe Federata e Futbollit kanë thyer përfundimisht heshtjen.

“Si trajner i kombëtares, kam detyrimin të flas”, tha trajneri Dorival Junior përpara miqësores së të shtunës kundër Anglisë, në Wembley.

“Mendoj se është një situatë shumë delikate. Mendoj për familjet dhe mbi të gjitha për viktimat e prekura nga këto raste që ndodhin çdo ditë në vendin tonë dhe në mbarë botën.”

Dorival, i cili mori përsipër pesë herë kampionët e botës në janar, tha se situata e Robinhos, lojtar që ai drejtoi në klubin brazilian Santos, ishte dhimbshme për të.

“Nëse është vërtetuar se ka pasur një krim, ai duhet të dënohet edhe nëse më dhemb zemra ta them këtë për një person me të cilin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të jashtëzakonshme”, shtoi trajneri 61-vjeçar.

“Unë nuk pata mundësinë të punoja me Danielin (Dani Alves), por të gjithë e dimë historinë e tij në futboll. Është një kohë e vështirë për të gjithë ne për t’u shprehur për këto situata. Por mua më intereson shumë më tepër: viktimat, familjet. E di sa e dhimbshme duhet të ketë qenë për secilën prej tyre. Ajo që mund të bëj është t’i ndihmoj me lutje, asgjë më shumë.”

Konfederata Braziliane e Futbollit në një deklaratë i cilësoi rastet si “të turpshme”, duke shprehur mbështetjen e saj për “viktimat e dy krimeve brutale të kryera nga ish-lojtarët e “Seleçaos”.