Ballina Sport ​Endrick zbulon bisedën me Modric: Mbeti në zemrën time, e pabesueshme

​Endrick zbulon bisedën me Modric: Mbeti në zemrën time, e pabesueshme

20
0

Ylli brazilian, Endrick gjatë verës do të jetë zyrtarisht lojtari më i ri i Real Madridit.

Reali e transferoi atë nga Palmeiras për një shifër afro 60 milionë euro, dhe 17 vjeçari do t’i bashkohet gjigantit spanjoll në verë.

Tani, Endrick ka zbuluar një bisedë që e ka pasur me mesfushorin e Realit, Luka Modric.

“Modric më tha: numri 9 dhe numri 10! Kush e di…sezonin e ardhshëm ndoshta do të ulesh afër meje. Kjo mbeti në zemrën time, e pabesueshme. Thash në vete: Nëse Modric beson se unë kam vlera për të bartur numrin 9… atëherë unë me të vërtetë kam vlerë”, tha Endrick për “PlayersTribune”.