Ballina Aktualitet “Është krijuar një gropë prej 500 milionë eurosh”/ Dr. Erion Dasho ‘thumbon’...

“Është krijuar një gropë prej 500 milionë eurosh”/ Dr. Erion Dasho ‘thumbon’ qeverinë Rama: Shëndetësia ka 11 vjet që i shërben pasurimit të një grushti oligarkësh

16
0

Dr. Erion Dasho, njëherësh analist politik dhe aktivist i njohur, shprehet se në Shqipëri “kemi një shëndetësi, e cila vetëm evropiane nuk është, por, e prerë keq në koncept, është menduar jo si një sistem që i shërben qytetarit… por si një sistem që prej 11 vjetësh i shërben vetëm një grushti oligarkësh”.

Gjatë një interviste televizive Dasho tha se spitali është përdorur për demagogji vitin e kaluar: “Në qoftë se ju kujtohet qytetarëve, kryeministri Edi Rama mori një enturazh mjekësh, shefash pavionesh vitin e kaluar, ka qenë muaji prill, dhe para shqiptarëve deklaroi se është duke inauguruar një spital që nuk ka asgjë ndryshe nga spitalet e Parisit!!!

Unë e mbaj mend sepse pikërisht kjo deklaratë shërbeu që të bëja një sërë statusesh, ku të shpjegoja diferencat midis spitaleve evropiane dhe spitaleve shqiptare”.

“Por sigurisht që ajo ishte një deklaratë për konsum publik, një deklaratë për të bërë propagandë të pastër elektorale dhe për t’i treguar qytetarëve shqiptarëve një realitet iluziv, që nuk ekzistonte.

Faktikisht, ne kemi një shëndetësi, e cila vetë evropiane nuk është. Është një shëndetësi, e cila është prerë keq në koncept, është menduar jo si një sistem që i shërben qytetarit, shëndetit të tij, interesave të tij, por si një sistem që ka 11 vjet që i shërben vetëm një grushti oligarkësh, i shërben pasurimit të këtyre oligarkëve dhe siç po e tregojnë arrestimet e SPAK, hetimet e SPAK dhe të gjitha ato analiza që bën opozita, që bëjnë intelektualët e ndryshëm, njohësit e sistemit shëndetësor – një sistem ku ato para që vidhen nga oligarkët ndahen edhe me pushtetarët. Me këtë mënyrë, është krijuar një gropë prej 500 milionë eurosh në sistemin shëndetësor të cilën e provoi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë para disa muajsh se këtë gropë e mbushin qytetarët shqiptarë me pagesat e tyre nga xhepi,” nënvizoi ai më tej.