Analisti Arben Meçe komentoi zhvillimet e fundit politike, ku Partia Socialiste me deputetët e grupimit të Sali Berishës kaluan në Kuvend ngritjen e dy komisioneve hetimore, përkatësisht njëri për koncesionin e sterilizimit dhe tjetri për rrjedhën e të dhënave nga sistemi TIMS.
Ai komentoi qëndrimin e ftohtë të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilin shtoi se ndihet i shqetësuar për atë se çfarë fshihet te dakordësia e dy përbërjeve politike, PS-Rithemelim.
“Ilir Meta është I shqetësuar për të nesërmen, sepse është i bindur se pas kësaj marrëveshjeje ka diçka më të rëndë. Është një lëvizje e mirëmenduar nga ana e PS, por që ka pikëpyetje për të nesërmen si për Metës dhe për Berishën.
Qoftë Berisha dhe Meta, janë dy individë janë me procese të rënda në SPAK, Ai që po e pastron në themel politikën shqiptare është SPAK. Nuk e them unë, ka kohë që ne e presim, sepse ka çështje serioze siç është CEZ DIA dhe për Berishën kemi në mënyrë të posaçme për 21 janarin”, tha ai i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News.
“Nuk ka bashkim grupesh, ka një lojë të zhvilluar nga Berisha kohë përpara. Ndarjet thelbësore e që ekzistojnë linja berishiane dhe linja antiberishiane, linja euroatlantike dhe linja euroatlantike e përfaqësuar nga Berishës dhe kjo ndarje ka interferimin e tij në bazë. Demokratë janë të bindur, për pos nostalgjisë që kanë për Berishën, me të nuk marrin pushtetin”, theksoi ai.
Po ashtu ai u ndal edhe tek një pikë tjetër, që PS ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për t’i bashkuar votat me deputetët e krahut të Berishës për kalimin e ligjit për Amnistinë Penale.
Kjo sipas Meçes është një test i qartë, cili do të tregojë zhvillimet e mëtejshme në politikën shqiptare, sa i takon kompromisit dhe bashkëpunimit parlamentar.
“Ai [Berisha] kërkon të zhvlerësojë masën e arrestit, sepse asgjë s’ka për të shtuar Berisha si nga dritarja si me qenë në parlament;. Amnistia është dispozitë që kërkon një maxhorancë votash.
Edhe aleancat e rifomatuara në Kuvend do të ekspozojnë aleancat, është një ligj që teston zhvillimin e ri në parlament, që prodhon votat e 84 personave. 84 është si test për zhvillimet e mëtejshme politike në Shqipëri”, tha Meçe.