Ballina Aktualitet Policia ‘bën kërdinë’ në Gjirokastër, vendos 694 gjoba në një javë

Policia ‘bën kërdinë’ në Gjirokastër, vendos 694 gjoba në një javë

18
0

Policia Rrugore në Gjirokastër ka ndëshkuar me masa administrative, gjobë, 694 drejtues mjetesh brenda një jave.

Sipas policisë lokale për periudhën 18.03.2024 – 24.03.2024, janë vendosur 116 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 287 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 26 për përdorim celulari, 74 gjoba për parakalime të gabuara, etj.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë qenë të pranishëm në të gjitha akset rrugore të Qarkut, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet.

“Janë ushtruar kontrolle intensive duke përdorur pajisje teknologjike, radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që paraqesin rrezik për përfshirje në aksidente”, shprehen specialistët e Policisë Rrugore. Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë pezulluar 2 leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore në Gjirokastër do të vazhdojë monitorimin e akseve rrugore në të gjithë Qarkun, për konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor”, bën me dije policia.