Ballina Aktualitet U kap me mina me telekomandë të fshehura në trup, gjykata lë...

U kap me mina me telekomandë të fshehura në trup, gjykata lë në burg 24-vjeçarin nga Fushë-Kruja

16
0

24-vjeçari nga Fushë-Kruja i cili u kap me dy mina me telekomande duke i transportuar drejt Lezhës do të qëndrojë në burg pa afat.

Arkil Selimi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.