Ballina Aktualitet Drejtonte motomjetin pa patentë, bie në pranga 58-vjeçari në Gjirokastër (Emri)

Drejtonte motomjetin pa patentë, bie në pranga 58-vjeçari në Gjirokastër (Emri)

158
0

Një person është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Gjirokastër dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

Policia sqaron se në pranga ka rënë një 58-vjeçar pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, ndërsa procedimi ka nisur për një 32-vjeçar për të njëjtën akuzë.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban:

-arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.