Një video-konferencë kofidenciale mes disa oficerëve gjermanë, e cila rrodhi dhe u transmetua nga kanali rus RT, ka sjellë reagimin e numrit dy të Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, që e ka komentuar si një provë të qartë që dëshmon qëllimin e Gjermanisë për të shkuar në një përplasje ushtarake me Rusinë.
Sipas Medvedev të gjitha përpjekjet për të paraqitur bisedën e oficerëve të Bundesëehr-it si një lojë të thjeshtë raketash dhe tankesh janë gënjeshtra. Gjermania po përgatitet për një luftë me Rusinë”, shkroi ai në kanalin e tij në aplikacionin “Telegram”.







