Ballina Europë DJ shqiptar aksidentohet për vdekje pas koncertit në Itali! Ferrari po shkonte...

DJ shqiptar aksidentohet për vdekje pas koncertit në Itali! Ferrari po shkonte 200 km/h, përplaset me anësoret dhe bëhet copash

60
0

Një shqiptar i Kosovës me banim në Zvicër ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali teksa udhëtonte me një mjet tip ‘Ferrari’ të dielën.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari i bardhë po lëvizte me shpejtësi mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore. Makina  u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë të mëdha u panë në autostradë.

40-vjeçari Isa Q. vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali. Vëllai i tij 41-vjeçar ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.