Flavio Sulejmani është kthyer në pak muaj në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës së të rinjve të Lacios, e cila në këtë vit, po përpiqet që të përfshihet në garën për titullin kampion në Itali.
Sulmuesi 18-vjeccar shqiptar, pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi, iu bashkua gjatë verës Lacios dhe tanimë me golat e tij, po ndihmon klubin që të qëndrojë në garë për titullin. Sot, ai shënoi golin e tij të 5-të sezonal, në suksesin 2-1 të Lacios në transfertë ndaj Sampdorias, për tre pikë të tjera që mbajnë Lacion në vendin e katërt, pas krahëve të Interit, Romës dhe Atalantës.
Ndeshja e radhës në kampionat, do të jetë pikërisht kundër Interit të vendit të parë, që ka katër pikë më shumë në klasifikim.