Ballina Kosovë Gërvalla në takim me kryediplomaten japoneze – kjo është kërkesa për dialogun...

Gërvalla në takim me kryediplomaten japoneze – kjo është kërkesa për dialogun Kosovë – Serbi!

15
0

Ministria e Jashtme e Japonisë ka dalë me një njoftim për takimin e kryediplomates Donika Gërvalla me homologen e saj, Yōko Kamikawa, në Tokio.

Sipas njoftimit, shefja e diplomacisë japoneze i ka kërkuar Kosovës që të zbatojë zotimet nga Marrëveshja e Ohrit.

Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ministrja Kamikawa theksoi se Japonia mbështet zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja dhe se është e rëndësishme të zbatohen siç duhet dhe besnikërisht marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut dhe detyrimet e tyre përkatëse sipas aneksit të zbatimit të saj”, thotë MPJ e Japonisë.

Ministrja Kamikawa tha gjithashtu se në situatën aktuale të vështirë në Ukrainë, është më e rëndësishme se kurrë që vendet që vizion të përbashkët të bashkohen në mbështetje të Ukrainës, ndërkaq shprehu respekt për mbështetjen e Kosovës që iu dha gazetarëve ukrainas dhe aktivitetet e tjera.

Në përgjigje, ministrja Gërvalla, sipas njoftimit,  shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e Japonisë dhe tha se Ukraina po lufton për të mbrojtur jo vetëm veten por edhe Europën. Kështu që Kosova, sipas Gërvallës, po ofron mbështetje për heqjen e minave bazuar në përvojën e saj dhe se bashkëpunimi i vendeve të tjera është i nevojshëm për dezinformimin.

Dy ministret më pas u pajtuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të të dy vendeve për Ukrainën.

Derisa për marrëdhëniet mes dy shteteve, në fillim, ministrja Kamikawa shprehu “mirënjohjen e saj për mesazhet e ngrohta të marra pas tërmetit të Gadishullit Noto dhe deklaroi se Japonia dëshiron të punojë me Republikën e Kosovës, si dhe shprehu dëshirën e saj për të forcuar më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve në rastin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës këtë vit”.

Ajo gjithashtu përmendi edhe fabrikën më të madhe në Europë të kërpudhave shiitake e themeluar nga një kompani japoneze dhe tha se shpreson se shembuj të rinj të investimeve të suksesshme do të vazhdojnë.

Ndërkaq, ministrja Gërvalla shprehu kënaqësinë për takimin me ministren Kamikawa me rastin e 15 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe pritshmëritë e saj për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh veçanërisht në fushën ekonomike.