Ballina Politika Çipa: Në Himarë janë 64 faqe online që i shërbejnë ekstremizmit grek

Çipa: Në Himarë janë 64 faqe online që i shërbejnë ekstremizmit grek

12
0

Aleksandër Çipa ka denoncuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, se  vetëm në hapësirën territoriale të Himarës ka më shumë se 64 faqe të rrjeteve sociale dhe formave të tjera elektronike që i shërbejnë ekstremizmit grek.

“Këtu nuk dua të përfshijë dhe faqet e rrjeteve sociale dhe institucionet ta verifikojnë por, vetëm për Himarën time të vogël, them nga aspekti gjeografik, ka mbi 64 faqe online, të facebook apo formave të tjera të rrjeteve sociale që i shërbejnë ekstremizmit dhe ndasisë shqiptaro-greke”, denoncon Çipa.

Këto janë çështje të sigurisë që i zgjidhin institucionet e sigurisë dhe të inteligjencës, por sikurse tha Çipa, “ne jemi të shqetësuar sepse shpesh ka rënie të besueshmërisë së medias në opinionin publik sepse keq informimi apo disinformimi bënë që të bjeri kjo besueshmëri”.

Në këto kushte ai deklaroi se, “ne e kemi pranuar të gjithë një zëri që ne kemi një skenë mediatike e cila është inflacioniste.  Ne kemi 7 gazeta ditore në print të përditshme dhe kemi 748  median online”.