Ballina Sport Ylli i Leverkusenit gati të refuzojë Bayernin dhe Liverpoolin për shkak të...

Ylli i Leverkusenit gati të refuzojë Bayernin dhe Liverpoolin për shkak të Xabi Alonsos

14
0

Florian Wirtz po shkëlqen këtë sezon në Bundesligë.

Mesfushori gjerman ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 27 ndeshje, duke u bërë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Zbulimi i Xabi Alonso, do të ketë shumë kërkesa merkaton e verës për të lindurin më 2003.

Mes tyre, sipas asaj që raportohet nga HITC, spikat interesimi i Manchester City dhe Liverpool.

Megjithatë, portali anglez shkruan se pas vendimit të Xabi Alonso për të qëndruar edhe pas përfundimit të këtij sezoni, pavarësisht ofertave shumë joshëse të Bayern Munich dhe Liverpool, mesfushori Wirtz pritet të bëjë të njëjtën gjë, i ndikuar nga trajneri i tij.

Me qëndrimin e Xabi Alonso në stolin që mban aktualisht në Bundesligë, edhe qëndrimi i Wirtz te Bayer Leverkusen duket se do të vuloset në ditët në vijim.