Ballina Opinion Flamur Noka paditet në SPAK nga Gazmend Bardhi

Flamur Noka paditet në SPAK nga Gazmend Bardhi

285
0

Nga Mevlan Ziu (satirë)

I preokupuar çdo nate me organizimin e Serenatave poshte Ballkonit ne rrugicën e “Lirisë “ , Flamur Noka ka lënë pas dore një nga çështjet me te rëndësishme nga e cila varet karriera e tij politike .

Serenatat nuk janë si ato te qëmotshmet kur JARANI i binte kitarës dhe këndonte poshtë , ndërkohë qe e dashura JARGAVITEJ e lumtur lart ne ballkon . Jo .

Ne kohet moderne ndodh e kundërta .
AI qe këndon rri lart ne ballkon , ndërsa ATA qe JARGAVITEN dëgjojnë poshtë  .

Me fjale te tjera aso kohe s’qe e vështirë, mjaftonte një njeri te këndonte me kitarë , ndërsa sot duhen , ne mos mijëra , te paktën qindra njerëz poshtë ballkonit .

Mirëpo grumbullimi i tyre kërkon kohe edhe munde .

Kjo është nje nga arsyet qe Zoti Noka nuk i ka kushtuar vëmendje RREZIQEVE qe i kanosen Karrierës se tij nga bashkëpunëtorët me te afërt brenda Partisë se vet .

Por…nje. nate te bukur tek shihte intervistën e Gazmend Bardhit , njërit prej bashkëpunëtorëve me te afërt , iu zgjua ideja qe kish kohe qe flinte brenda tij .

Fati i njeriut është i çuditshëm …ai edhe kur e gjene portën e mbyllur e shqyen atë . U ngrit me vërtik nga kolltuku , mori stilolapsin , një flete te bardhe dhe afroi tavolinën e vogël pranë ekranit te Televizorit .

Kush me mire se Gazmend Bardhi , një jurist qe ka punuar ne sistemin e drejtësisë me shume se tre muaj e gjysmë dhe e njeh legjislacionin shqiptar ne maje te gishtërinjve mund te shpjegonte si formulohet nje Akt Padi per ne Spak . Nje Padi , e mbështetur ne prova dhe fakte te pakundërshtueshme , përpara te cilave Prokuroret e SPAK-ut do te ngrinin duart lart.
Gazmend Bardhi fliste dhe Flamuri e ndiqte goje hapur me stilolaps ne dore .

Befas Bardhi nxori nga dosja një tufe me dokumente dhe ngriti zerin ngaqë do te përmendte emrin e vllait te Kryeministrit për te cilin kish përgatitur edhe Kallximin.

Përpara se te rendiste Provat qe vërtetonin  bashkëpunimin real te Holsi Rames me Bosët e droges , Gazmend Bardhi deklaroj pa e fshehur modestinë se :
“ Jam i vetmi politikan shqiptar qe kam bere kallëzime ne Prokurori dhe ne Spak , sa c’ nuk kane bere  te gjithë politikanet e marre se bashku ….”

( Kjo ishte nje nga gjerat qe Flamuri ia kishte zili )
Pasi foli gjere e gjate per veprimtarinë KRIMINALE  te Olsit , vllait te  Kryeministrit Rama , Gazmend Bardhi renditi PROVAT sipas dokumentave zyrtare qe kish ne dosje .

Deklaroj me përgjegjësi  se Olsi Rama , vllai i Kryeministrit Shqipetar ka qene nje nga nga bashkepuntoret me te ngushte te Boseve te droges ne Laboratorin e Xibrrakes .

Ja edhe PROVAT :
1 . Ne një nga dokumentat e prokurorisë  flitet për nje Person treçerek te identifikuar , i cili eshte rreth 47 vjec dhe me floke te shkurter . ( Ndërkohë nga verifikimet e bëra , ne Shqipëri dhe ne shtetet për rreth ,  ne atë vit jetonin dyqind e tridhjete e katër mije qytetare te moshe  47 vjecare  dhe dy miljon e katerqint mije të tjere me floke te shkurter.)

Flamuri nuk e shihte Bardhin ne ekran ,i degjonte vetem zerin dhe  shkruante me nxitim nga frika mos i shpetonte ndonje fjale .
Por prova qe  nuk le asnje shteg per dyshime, shtoi i sigurt Bardhi , eshte fakti se Olsi Rama,  vllai i Kryeministrit  ka HIPUR NE MAKINE.
Se kush ka qene brenda ne makine nuk dihet por kjo nuk ka shume rendesi , e sigurt eshte se Boset e droges udhëtojnë shpesh me makine .

Ja PROVA qe e varros përfundimisht vëllain e Kryeministrit …
Flamuri lëshoi stilolapsin ne tryeze , hodhi sytë ne ekranin e televizorit dhe dic i shkoj nder mend .…U ngrit me nxitim , mori një shkrim nga abcnews.al qe e ruante ne bibloteken e tij personale dhe nisi te lexonte pa ze :
“ …Noka fsheh vilen e pa deklaruar 760 mije euroshe ne gjirin e Lalezit ….

Kujt i paskam vendosur e gjobe une , mikut tënd trafikant droge , qe sa ishe ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me droge dhe me pas vendosi te pastroje paratë e drogës me pasuri te pa luajtshme? . Meqë rri shpesh për dreka e për darka , zoti Flamur Noka mund ta pyesësh vete edhe ate ….
Prandaj sot jam njeri i lire dhe nuk jam peng i askujt aq me pak I OLIGARKEVE DHE KERIMINELEVE ….”
Flamurit iu tha peshtyma …dhe shkrimin i ra nga   duart …

O GAZMEND !  KY OLSI S’PASKA BERE ASGJE NE KRAHASIM  ME ATO QE PASKAM BERE UNE ….!!! / TemA