Hysni Qestaj është DJ shqiptar që humbi jetën disa ditë më parë në askidentin e rëndë rrugor në Itali.
I njohur me emrin e artit “Dj Style Q”, i riu shqiptar mbylli sytë përgjithmonë të hënën e 1 prillit kur makina tip Ferrari me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.
Por DJ shqiptar ( i martuar dhe baba i 2 fëmijëve) nuk ishte i vetëm në makinë, bashkë me të në Ferrari ishte edhe një modele me origjinë nga Ukraina Anna Kraevskaya, e cila për fat të keq nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve, e për pasojë ndërroi jetë.
Nuk dihet ende lidhja që shqiptari nga Kosova kishte me modelen ukrainase. Mbetet ende mister se çfarë po bënte ajo në Ferrari së bashku me DJ Hysni Qestaj.
Sipas të gjitha gjasave, të dy ishin bashkë edhe në Jukebox Club në Sion , Zvicër, ku shqiptari luajti për herë të fundit të shtunën në mbrëmje.
Më pas, herët në mëngjes ata u nisën me Ferrarin e bardhë, i cili për shkak të shpejtësisë së madhe mbi 200 kilometra në orë, u përplas në autostradën Torino-Aosta, në Zona e Vercellit dhe mori flakë.