Ballina Bota Një tërmet prej 6 magnitudë godet Japoninë

Një tërmet prej 6 magnitudë godet Japoninë

18
0

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6 magnitudë ka goditur brigjet verilindore të Japonisë – konkretisht rajonin e Fukushimës, ka njoftuar agjencia meteorologjike japoneze – duke theksuar se deri më tani nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami të mundshme.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në një thellësi prej 40 kilometrash dhe ishte ndjerë deri në Tokio.

TEPCO, operatori që menaxhon me centralin bërthamor në Fukushima, ka njoftuar se nuk ka regjistruar “aktivitete të pazakonta” në central apo në rajone tjera.

Japonia, një prej vendeve më pllakat më aktive tektonike në botë – ka standarde strikte kur bëhet fjalë për ndërtimin e objekteve të larta, me qëllim që të mund t’i bëjnë ballë tërmeteve më të fuqishme.

Ky arkipelag është shtëpia e rreth 125 milionë japonezëve, të cilët pothuajse çdo vit ndjejnë rreth 1.500 tërmete – shumica prej të cilëve nuk janë edhe aq të mëdhenj.

E momentin kur tërmeti goditi vendin janë kapur nga kamerat e vendosura në maje të ndërtesave të larta, ku gjithçka dukej se dridhej.