Ballina Aktualitet Vlorë, peshkarexha pëson avari në mes të detit, shpëtohet nga një varkë...

Vlorë, peshkarexha pëson avari në mes të detit, shpëtohet nga një varkë tjetër

43
0

Një peshkarexhë me tre anëtarë në bord ka ngelur për disa orë në mes të detit, 14 milje në veri të Sazanit dhe gati 9 milje nga grykëderdhja e Vjosës.

Sipas të dhënave paraprake, një avari në peshkarexhë i ka lënë ata në mëshirë të fatit, në det të hapur.

Peshkatarët kanë telefonuar për ndihmë dhe në këto momente ata po i tërheq një tjetër peshkarexhë për t’i sjellë në zonën e Triportit.

Peshkatarët do të ankoroheshin mbrëmë në kalatë, por për shkak të defektit në pjesën e helikës e cila është dëmtuar kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det deri sa kolegët e tyre po i rimorkiojnë.