Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh pasditen e sotme para protestuesve se nuk do të tërhiqen nga beteja kundër hajdutit Erion Veliaj. Këlliçi u shpreh se drejtorë të tjerë të Erjon Veliajt presin që të strehohen tek shokët e tjerë të 5D.
Ai gjithashtu përmendi emrat mes të cilëve Elton Kacidhes, Arben Malokut, Herion Rrapajt, drejtorë të Veliajt, që po hetohen nga SPAK.
“Do jemi këtu për bandën e 5D. Janë një sërë drejtorësh që presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D, si Herion Rrapaj e të tjerë. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herrit Arben Maloku të gjithë e keni vendin aty ku ndodhen drejtorët e tjerë.
Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në Shqipëri, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik i inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi