Ballina Politika Rama batuta me banorët në Theth: Nëse deri më 30 qershor s’jepen...

Rama batuta me banorët në Theth: Nëse deri më 30 qershor s’jepen certifikatat e pronësisë, më shpallni non-grata. Do më lini një penxhere të mbaj fjalime?

56
0

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme Thethin ku u takua me disa prej banorëve të cilët kanë investuar në biznese të ndryshme dhe bujtina për pritjen e turistëve.

Ndërsa vlerësoi potencialet e larta turistike të kësaj zone, kreu i ekzekutivit u bëri thirrje edhe banorëve të zonës të cilët ndodhen në emigrim që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.

Ndër të tjera, Rama u dha fjalën banorëve që brenda datës 30 qershor, do të kenë në duar certifikatat e pronave të tyre, si pjesë e paketës që ai e quajti “Paketa e Maleve” që do ketë si qëllim kthimin e këtyre zonave në atraksione turistike.

Më tej, ai nuk i kurseu batutat me banorët e pranishëm, duke u thënë se nëse nuk do e mbajë premtimin, mund ta shpallin “non grata” duke thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha mbi daljet e tij nga ballkoni i banesës nga ku mbahet në “arrest shtëpiak”.

Rama: Fatmir
Banori: Ju falenderoj zoti kryeministër
Rama: Lëri falenderimet po konfirmo që nëse në 30 qershor, këtu nuk ndodh kjo, kryeministri shpallet non grata në Theth?
Banori: Atë nuk e bëjmë, po kemi shumë besim që do bëhet
Rama: Edhe po e bëtë, do ma lini një penxhere aty në darkë të dal të flas