Ballina Lifestyle ​Christian Slater pret fëmijën e dytë me gruan e tij 19 vjet...

​Christian Slater pret fëmijën e dytë me gruan e tij 19 vjet më e re

26
0

Aktori Christian Slater (54) dhe gruaja e tij 19-vjet më e re Brittany Lopez, janë në pritje të fëmijës së të dytë së bashku. Ata e konfirmuan këtë lajm në tapetin e kuq për premierën e filmit “Unfrosted” në Los Anxhelos.

Çifti tashmë ka një vajzë katërvjeçare, emrin e së cilës nuk e kanë bërë publike. Christian ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë me Ryan Haddon, 22-vjeçaren Eliana Sophia dhe 25-vjeçaren Jaden Christopher.

Ylli i serisë Roboti dhe Brittany u takuan në Florida dhe u martuan në 2013 në fshehtësi. Ishte një dasmë e vogël, intime në rrethin familjar. Para kësaj ata kanë festuar fejesën e tyre para 200 të ftuarve.

“Kur kthej kokën pas në jetën time, mund të them se jam martuar lumturisht dhe më vjen mirë që kam një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e mi”, tha dikur aktori.