Ballina Politika Çim Peka i alarmuar nga dekonspirimi i Zenit: I përgjigjet me vonësë...

Çim Peka i alarmuar nga dekonspirimi i Zenit: I përgjigjet me vonësë Ylli Rakipit

39
0

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një lokal në periferi të Tiranës, Çim Pekën dhe Shkëlzen Berishën së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Edhe pse Rakipi ka folur prek 4 ditësh dhe ka reguar vetem djali i Berishës po jo kreu i televizionit të tij, që nuk ka pasur asnjë qëndrim.

Vetëm sot, Çim Peka ka reaguar në rrjetet sociale, ku premton se do t’i përgjigjet Rakipit, por shfaqet i alarmuar nga dekonspirimi i Zenit.

Postimi i Çim Pekës

Deshmitari i rreme!

Te dalesh deshmitar i rreme ne kete moshe duhet te jesh ose shume ne hall ose shume i pamoralshem. Per te gjithe ata pak njerez qe mund te jene peshkuar vertete nga nje mashtrim publik per nje darke qe nuk ka ndodhur kurre, sqarimin dhe arsyet do u’a bej te qarte te Hene ne 20.45!

Darka ne fjale nuk ka ndodhur kurre, por banaku nga ku doli shpifja ka marre miliona euro koncesion nga vellai i Olsi Rames.

Ps: Shihemi te Hene…

Video e Rakipit