Ballina Aktualitet Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët me rastin e Pashkën...

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët me rastin e Pashkën Ortodokse përmes një postimi në rrjetet sociale

11
0
“Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”
Të dashur besimtarë ortodoksë, nga zemra ju uroj për shumë vjet gëzuar Pashkën, këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!
Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi.
Nga mot gëzuar!