Ballina Politika Ngjarja tronditëse në Shkodër, Balla flet si pastor jo si ministër: Çdo...

Ngjarja tronditëse në Shkodër, Balla flet si pastor jo si ministër: Çdo grua të denoncojë dhunën, nuk ka justifikim…puneson njerëz te djali tezes për të fyer dhe masakruar familjare

40
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për ngjarjen tepër të rëndë në Shkodër, ku një grua dyshohet se është vetëmbytur në Bunë së bashku me tre fëmijët e saj.

Balla shprehet se çdo grua duhet ta denoncojë dhunën, për të cilën nuk ka justifikim.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

Por ministri hesht per ata qe ka punesuar ne arshiven e konvalishences se Durresit e ne ca vende te tjera te shtetit. Kater persona qe marrin kater milion leke page ne muaj  nga shteti per te fyer gazetare, familjare etj. Edhe kur i dergon sms ky qe blinte kostume ne pazarin e barit me gjoba partie e fshine! Po kur e ben kete ministri cfare do presesh nga arshivisti i djalit te tezes se tij  Ahmet Doda qe paguan nje rom Permeti si arshivist dhe merr pjese ne mbledhjet e PS ne Spitalle. Qe paguan djalin e Bimit ne institutin e Monumenteve, qe paguan Arjan Zaken ne OSHEE dhe Ton Bashen ne Ujesjelles.